Shkodra vizitoi Stacionin e Policisë së Kosovës në Komunën e Graçanicës
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra vizitoi Stacionin e Policisë së Kosovës në Komunën e Graçanicës, ku u informua nga afër me punën e policisë së këtij stacioni nga komandanti Bratislav Trajkoviç dhe zv.komandantin, Lulzim Guxhufi.
Siguria e përditshme në ketë Komunë është shumë e kënaqshme dhe pjesëtarët e Policisë së Repubikës së Kosovës kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me banorët, të cilët janë shumë koperativ.
Zv/ministri Shkodra falenderoj pjesëtarët e policisë për punën e palodhshme që po bëjnë në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e kësaj komune.
