Shkodran Mustafi emërohet ndihmëstrajner i Gjermanisë U21

Shkodran Mustafi do të jetë ndihmëstrajner i Kombëtares U21 të Gjermanisë, duke mbushur hapësirën që la Hermann Gerland pas përfundimit të karrierës së tij si trajner aktiv.
Kampioni i botës në vitin 2014 plotëson skuadrën stërvitore të përbërë nga trajneri kryesor Antonio Di Salvo dhe asistenti Ovid Hajou.
Mustafi do të nisë detyrën e tij me Kombëtaren U21 nga 1 shtatori, transmeton Gazeta Express.
Gjatë periudhës së parë të grumbullimit, skuadra ka në plan një miqësore në Shqipëri më 5 shtator dhe ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2027 ndaj Letonisë në Rostock më 9 shtator.