11:38 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shkoi në një aheng të quajtur “Festë Koronavirusi”, infektohet dhe vdes 30 vjeçari

Një 30-vjeçar, banor i San Antonio, Teksas, kishte shkuar në një ageng të quajtur “festë koronavirusi”, pas së cilës ai ishte infektuar dhe më pas e kishte humbur betejën me COVID 19, shkruan New York Post, përcjell in7.

“Mendova se koronavirusi ishte një gënjeshtër”, u kishte thënë pacienti infermierëve para se të vdiste.

Sipas gazetës, festa ishte organizuar nga një person i infektuar me COVID-19, dhe ideja ishte që të dëshmonte nëse virusi ishte i vërtetë dhe nëse dikush mund të infektohej.