Shkoi për Paradën e Krenarisë, transgjinorja Jenner largohet nga Izraeli

Caitlyn Jenner u largua nga Izraeli. Ylli i reality show-t ishte në Tel Aviv mes përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, transmeton Indeksonline.
Ajo erdhi në Tel Aviv të enjten e kaluar sepse duhej të ishte e ftuara nderi në Paradën e Krenarisë të premten, e cila më pas u anulua për shkak të sulmeve ajrore.
“Natë e heshtur në Tel Aviv. Lutuni për ne. Jam e lumtur që qëndroj me Izraelin sot, tani më shumë se kurrë”, shkroi ajo përkrah një fotoje të raketave që fluturonin mbi qytetin izraelit./Indeksonline/