09:34 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Shkoi për të marr pasagjerët në aeroport, taksistët rrahen mes veti

Dy persona janë arrestuar, pas një mosmarrëveshje me shërbimet për pasagjerë kanë sulmuar një taksist të një kompanie tjetër.

Sipas policisë, taksisti kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë.

Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“ANP-Adem Jashari 15.09.2023-22:43. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (taksist në ANP), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë. Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/