75 Mall Live Search
18:04 / E Martë, 25 Tetor 2022 / B O

Shkoi për t’u takuar me Zelenskyn, si përfundoi presidenti i Gjermanisë në një strehimore me gazetarë

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u detyrua të futet në strehimore gjatë vizitës së tij në qytetin Chernihiv në Ukrainë.

Gjatë ndalimit të tij në këtë qytet u lëshua alarmi për sulme ajrore, çka e detyroi presidentin gjerman të bashkohej me gazetarët dhe zyrtarët e tjerë në një strehimore, duke nxjerrë kështu një fotografi të jashtëzakonshme, shkruan Skynews.

Kjo është vizita e parë e Frank-Walter Steinmeierit që kur Rusia e ka filluar pushtimin e Ukrainës.

Përveç mbështetjes ushtarake, Steinmeier tha se udhëtimi i tij do të përqendrohet për të ndihmuar në riparimin e infrastrukturës së shkatërruar, si rrjetet e energjisë, tubat e ujit dhe sistemet e ngrohjes sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të vijë dimri.