Shkoi për vizitë tek djali, 67-vjeçari në gjendje kome pas sulmit në Zelandë të Re
Muhammad Amin Nasir, një 67 vjeçar pakistanez, i cili ishte duke qëndruar për vizitë tek djali i tij në Zelandë të Re, është në komë nga lëndimet e rënda që ka marrë nga terroristit që qëlloi me armë atë, djalin e tij dhe dhjetëra persona të tjerë, transmeton Indeksonline.
Të premten, Nasir dhe djali i tij ishin vetëm 200 metra larg xhamisë së Xhamisë Al Noor kur gjithçka shkoi keq.
Ai dhe djali i tij nuk kishin asnjë ide se një supremacist i bardhë sapo kishte vrarë të paktën 41 vetë brenda xhamisë.
Nasir vizitonte rregullisht djalin e tij në Zelandën e Re. Ai këtë herë ishte në javën e tretë të vizitës kur është qëlluar.
Ai gjithashtu kishte në shënjestër një xhami të dytë, më të vogël në periferi të Linwood, ku vdiqën edhe shtatë persona.
Policia lidhur me këtë rast ka arrestuar katër persona të dyshuar, ndërsa disa pjesë të qytetit, përfshirë shkollat dhe spitalet janë të bllokuara.
Policia e Zelandës së Re ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga ky sulm ka arrit në 50, derisa të afërmit janë ende në pritje të autoriteteve për të marrë trupat e personave që u vranë. /Indeksonline/