23:43 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Shkoi të argëtohet, për pak nuk i shkoi koka


Amerikania Einsli Outs (26) mori pjesë në hedhjen e sëpatës  në Klubin e hedhjeve të sëpatës në Kolorado.

Ajo goditi aq fuqishëm drejt qendrës, por në vend që të godiste objektivin, sëpata u kthye tek ajo dhe pothuajse i hoqi kokën.

“Nuk isha e frikësuar, thjesht nuk desha të më godiste në kokë. Përndryshe, ky është një aktivitet i madh argëtimi”, tha i dashuri i Einsli, Cameron Huber (23) i cili xhiroi videon.

“Kushdo që vjen para hedhjes duhet të kalojë trajnimin. Respektoni rregullat dhe paralajmërimet se incidente të tilla nuk përsëriten më”, tha menaxheri i klubit Max Clynn.

Videoja e postuar në Instagram ka mbledhur mbi 140,000 komente. /Indeksonline/