75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shkoi të qetësohej e humbi jetën, fati tragjik i shqiptarit në Itali

Një shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa po peshkonte në brigjet e lumit të Vermiglianës në Osanë përpara se të kthehej në punë në një piceri familjare në Mezzana.

Por, gjithçka u kthye në tragjedi për 52 vjeçarin shqiptar, Bardosh Dajko.

Dje pak pas orës 6 pasdite në përpjekje për të hedhur grepin, burri pa dashje goditi kabllot e tensionit të lartë dhe vdiq menjëherë.

Banorët e zonës dëgjuan një zhurmë të fortë të shkaktuar nga shkarkesa elektrike dhe thirrën menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe ambulancat. Pas disa hulumtimeve të bëra përgjatë lumit, trupi i burrit u gjet në bar i vdekur.

Për shkak të shkarkesës së fortë elektrike, trupi i burrit ishte karbonizuar pjesërisht dhe stafi mjekësor nuk mund të bënte asgjë për të.

Vitet e fundit, ai ishte punësuar nga piceri Al Sole di Mezzana, dhe punëdhënësit e tij, duke pasur parasysh angazhimin, seriozitetin dhe i palodhur në punë, kishin vendosur që më pas t’i besonin atij biznesin.