Shkoi të rrisë buzët, përjeton tmerrin
Kini kujdes kur vendosni për botoks.
Rachel Knappier nga Britania e Madhe pothuajse mbeti pa buzën e saj të sipërme pasi rritja shkoi keq.
Ajo pagoi rreth 250 euro duke injektuar mbushës dhe kur u zgjua të nesërmen, e kuptoi se buzët e saj ishin katër herë më të mëdha se në gjendjen normale.
Pas kësaj, ajo shkoi në spital, ku infermieret kishin qeshur me pamjen e saj.
“Asnjëherë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë. Unë u thashë se kisha një reagim alergjik, por tre mjekë më thanë se kjo ndodhi pasi mbushësi u injektua në arterie”, tha Knappier.
Për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë. Pas 72 orësh mbushësit në buzët e saj u larguan dhe ato u kthyen në gjendjen normale.