Shkoi të siguronte vaksinën anti-covid për shqiptarët, Rama fotografohet duke shëtitur në Manhattan

Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht një foto të kryeministrit Edi Rama në Manhattan të SHBA-së, ku u nis me bujë të madhe për të siguruar vaksinën anti-covid për shqiptarët. Veshur me një pardesy të zezë dhe me maskë me lule, Rama shihet teksa ecën në rrugë, i shoqëruar nga Endri Fuga.

Edhe ky i fundit shihet i veshur me të zeza, e me maskë të bardhë ndërsa vëmendjen duket se ia ka marrë celulari. Siç duket, kryeministri Rama ka përfituar nga vizita në SHBA për të shëtitur dhe pse jo për të shfrytëzuar kohën që kalon atje e për të bërë ndonjë blerje, ndonëse kjo gjë nuk dokumentohet në foto.
Rama u nis dy ditë më parë drejt SHBA-ve dhe lajmin e bëri vetë me dije me anë të një statusi në rrjetet sociale, teksa shkruante se nuk do linte gur pa lëvizur derisa të siguronte vaksinën.