18:12 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkoi vera për Luanën, gati për punë

Prezantuesja Luana Vjollca, ka shijuar verën në maksimum.

Ne ju kemi sjell informacione për aktivitetet e saj gjatë gjithë kohës, si nga angazhimet muzikore ashtu edhe nga pushimet.

Nga pushimet nuk ju ka kursyer as vet Luana, pasi herë pas here ka publikuar imazhe në profilin e saj në Instagram, transmeton Indeksonline.

Ajo e ka ‘djeg’ rrjetin disa herë, me pamje provokative nga plazhi, por tani duket se i ka sytë diku tjetër.

Është koha kur ajo duhet t’i kthehet punëve, projekteve e angazhimeve në ekran.

Këtë e ka konfirmuar vet Luana, e cila ka shprehur gadishmëri për obligimet e saj të ardhshme dhe angazhimet i ka pritur me buzëqeshje.

Sot, duket se Luana po kthehet nga pushimet me veshje sportive dhe gati për të ‘fluturuar’.

Epo kur ke pushime si të Luanës të shkon i gjithë viti mbarë lëre më udhëtimi./Indeksonline/.