Shkojnë në polici për konsultim, por situata del prej kontrolli më pas

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur dje në Stacionin policor të Vushtrrisë. Pak para mesnatës, tre meshkuj kanë shkuar në stacion policor për t’u konsultuar lidhur me një kundërvajtje.
Gjatë bisedës të dyshuarit kanë kanosur zyrtarin policor mashkull kosovar. Pas kanosjes kanë ikur nga stacioni me veturën e tyre, por prapë janë ndaluar dhe arrestuar nga policia.
Gjatë kontrollit te njëri i dyshuar është gjetur një sprej OC, i cili është konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt./Indeksonline/