75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Shkojnë në QKUK të shërohen, pacientët thithin tym të zi çdo ditë

Pacientët të cilët shkojnë të kërkojnë shërim për sëmundjen e tyre në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duket se veç po i’u përkeqësohet gjendja, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasi që afër QKUK-së një nga një objekt del tym i zi çdo mëngjes.

Një qytetar ka dërguar një video në adresë të IndeksOnline i cili shprehet i shqetësuar për këtë gjendje.

Ai ka thënë se në atë objekt dogjin goma çdo mëngjes.

Pasojë e kësaj është se pacientët të cilët dalin në oborrin e QKUK-së do të thith këtë tym. Po ashtu nëse dëshirojnë që të hapin dritaren të hyn ajër i pastër në dhoma, kjo do të jetë e pamundur.

Në videon më poshtë shihet më së miri se çfaë tymi del nga një objekt afër QKUK-së që po rrezikon shëndetin e të gjithëve, e sidomos personave që janë të shtrirë aty./IndeksOnline/