10:15 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkojnë në shtëpinë e një gruaje në Gjilan, kërkojnë borxhin që djali la në bastore

Viktima femër në Gjilan ka njoftuar se dy persona të dyshuar i shkuan në shtëpi për të kërkuar djalin e saj, që sipas tyre nuk e ka shlyer borxhin në bastore.

Viktima në këtë rast është fjalosur dhe shtyrë fizikisht me të dyshuarit, por nuk raportohet për të lënduar.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/