75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 15 Gusht 2024 / mp

Shpërthimi në Pejë, policia konfiskon armën e fishekë

Policia e Kosovës njofton se është raportuar që dy persona të dyshuar janë duke u trajtuar në QKUK pasi që të njëjtit dyshohet se si pasojë e një shpërthimi në Pejë kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me tre karikatorë dhe 30 copë fishekë/plumba.

Dyshohet se arma është pronë e të dyshuarve.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore.