Shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë kalon në mësim online

Shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë është e radhës që i bashkëngjitet disa shkollave në Prishtinë, që kanë kaluar në mësimin online, si rezultat i rasteve pozitive me COVID-19.
Në bazë të njoftimi të kësaj shkolle ata kanë dalë në skenarin C, që do të thotë se do të mbajnë mësimin online.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar nxënës, prindër dhe ju mësimdhënës,
Në vazhdën e mbikëqyrjes epidemiologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi që ka bërë testimin e mësimdhënësve të SHFMU “Faik Konica”, 5 mësimdhënës dhe një punëtor teknik i shkollës sonë ka rezultuar pozitiv me SARS COV -19.Ju njoftojmë që shkolla jonë kalon në skenarin C – mësim online, nga dt.29.03.2021.
Task forca e Shkollës ka hartuar sot planin për vijimin e mësimit online përgjatë dy javëve si vijon:1. Klasat VI, VII, VIII, IX do të fillojnë mësimin online të dyja grupet A dhe B njëherësh në platformën e-Shkollori dhe Zoom duke filluar nga ora 8:30 sipas orarit javor;2. Klasat e I, II, III, IV, V fillojnë mësimin online në platformën E-Shkollori dhe Zoom, me kyçje në orën 12:30.3.
Klasat parafillorë do të kenë kyçje online sipas platformës online në MASH gjithnjë në përcjellje të mësueseve dhe me mbikëqyrjeve të prindërve;4. Rekomandohet që të gjithë nxënësit të ndjekin e E-mësimit përmes kanalit të RTK 4;I gjithë procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies do të përcillet përmes e-Shkollorit dhe takimeve virtuale me mësimdhënës e në bashkëpunim me prindërit.
Gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit janë të obliguar që të vijojnë procesin mësimor në mënyrën online.
Luten prindërit që të ndihmojnë fëmijët me kyçje dhe të përkrahin mësimdhënësit në realizimin e procesit në Skenarin C.Për çdo ndryshim do të ju informojmë me kohë.
Me nderime, 29 mars 2021 Drejtoria e Sh.F.M.U. “Faik Konica”, Prishtinë.
