19:20 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shkolla fillore në Prishtinë “përmbytet” nga reshjet e shiut (Video)

Reshjet e sotme që kanë rënë pasditen në Prishtinë kanë shkaktuar kaos në shkollën fillore “Ismail Qemali”. Uji ka depërtuar në korridoret dhe klasët e shkollës.

Uji ka marrë pjesën më të madhe të shkollës që ndodhet në “Bregun e Diellit”.

Indeksonline ka siguruar një video që pasqyron gjendjen e mjerueshme të një nga shkollave më të mëdha në kryeqytet.

Nga këto reshje janë krijuar vështirësi në komunikacion në shumë rrugë të Prishtinës./Indeksonline/