14:35 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / A. M.

Shkolla “Marlin Barleti” në Gjilan i jep fund grevës, nis mësimin

Shkolla e Ekonomisë “Marin Barleti” në Gjilan, ka filluar pjesërisht sot mësimin, kështu duke e ndërprerë grevën në arsim që ka filluar që nga 25 gushti.

Portali lokal i kwsaj komune, ‘Radios Star’, shkruan se kjo shkollë ka vendosur të ndërpret grevën dhe të filloj mësimin dhe kjo po bëhet për të mirën e nxënësve.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit po bën thirrje të mbahet mësimin, SBASHK po vazhdon me kërkesën për rritje page prej 100 eurove derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.