Shkolla me 11 nxënës e 13 mësimdhënës
Selaci është fshati më i largët i komunës së Mitrovicës. Fshat malor me dimër të ftothtë.
Fshati ka 18 familje e 90 banorë.
Shpërngulja e banorëve pas luftës vazhdoi me të madhe.
Në shkollën e fshatit kanë mbetur vetëm 11 nxënës. Në klasën e tretë dhe të pestë nuk ka asnjë nxënës, kurse në klasën e parë, të dytën, gjashtën dhe të nëntën janë vetëm nga një nxënës, me të cilët punojnë 13 mësimdhënës.
Drejtori i shkollës “Bislim Halimi” thotë se edhe niveli lokal edhe ai qendror pak kanë bërë dhe pak po bëjnë për këtë fshat.
Shukrane Hoti është arsimtare e gjuhës shqipe. Ajo po i mban mësim vetëm një nxënësi në klasën e gjashtë.
Arsimtarja Hoti udhëton nga Mitrovica në Selac me shpenzimet e veta për transport.
“Është e vështirë të punohet vetëm me një nxënës. Edhe nxënësi e ka të vështirë sepse nuk ka shokë e shoqe për të garuar me ta”, tha ajo.
Shkolla e fshatit mund të mbetet pa nxënës nëse nuk rregullohet rruga.
Raportin e plotë video mund ta ndiqni në këtë link. /21Media