08:44 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkolla më e vjetër e babadimrave, ja sa është çmimi për t’u bërë student!

Në SHBA ka shkolla edhe për të u bërë gjyshi i festave të fund-vitit. Por shkolla më e vjetër e këtij zanati gjendet në Midland të Michiganit.

Shkolla ishte krijuar në vitin 1948 nga Charles W.Howard, transmeton Indeksonline. Ky institucion njihet si ‘Harvardi i Babadimrave’, transmeton Indeksonline.

Orari mësimor fillon të mërkurën dhe zgjatë deri të shtunën. Mësimi fillon në ora 8:30 të mëngjesit dhe vazhdon deri në ora 9:00 të mbrëmjes.

Ata mësojnë se si të kërcejnë dhe të këndojnë. Po ashtu përgatitën për intervistë në televizione dhe radio.

Për të u bërë babadimër nuk është lirë. Fillimisht për të u regjistruar duhet të paguani 525 dollarë.

Ndërsa për të blerë kostumin dhe mjekrën është 1800 dollarë dhe 700 dollarë për këpucët.

Besohet se nga viti 1986 në këtë shkollë janë stërvitur mbi 5000 studentë./Indeksonline/