Shkolla në Gjakovë që është shembull për pastërti

Mirëmbajtja e shkollave është një gjë shumë e ndjeshme në Kosovë.
Por, në Bardhaniq të Gjakovës gjendet shkolla që është jashtëzakonisht e angazhuar në këtë aspekt.
Shkolla “Dëshmorët e Dushkajës” është shembull për pastërti.
Nxënësit, stafi i mirëmbajtjes dhe ai mësimor janë tejet të angazhuar në pastërtinë e objektit dhe oborrit.
Latif Rexhepaj, mësimdhënës në këtë shkollë, thotë se kur është fjala te pastërtia, askush nga stafi nuk përton të ngarkohet me punë dhe të kontribuojë në këtë aspekt.
Ndiqni më poshtë kronikën e përgatitur nga Indeksonline.