Shkolla në Mitrovicën e veriut, që po i reziston mbylljes (Video)

Mitrovica dikur njihej si qyteti i minatorëve dhe si qyteti që shtrihet në mes të dy lumenjve ‘Ibrit” dhe “Sitnicës”, me numër të madh të banorëve, me kulturë të zhvilluar dhe me veprimtarë e intelektualë të shumtë. Por qyteti që dikur kishte nam, tanimë ka mbetur i heshtur.
Derisa në Veri mbetën disa institucionet që ishin para shumë viteve, pak kilometra larg tyre të njëjtat u ndërtuan në Jug të qytetit, por jeta nuk është e njëjtë për banorët shqiptarë të cilët u detyruan që pas çlirimit të Kosovës t’i braktisin pronat e tyre. Shumica nga ta, më vonë i shitën pronat në veri.
Sot 23 pas luftës , i vetmi institucion shqiptar në Mitrovicën e veriut që po i reziston rrethanave është paralelja e ndarë e shkollës të mesme të ulët “Aziz Sylejmani”.