14:32 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Shkolla përjashton mësuesin e artit, për shkak të pikturave ‘nudo’

Mateo Rueda, mësues i artit është shkarkuar nga një shkollë në Amerikë pasi në librat me të cilat shpjegonte mësim u gjetën disa vizatime të femrave nudo.
Krejt kjo pasi në një nga ditët e mësimit, studentët gjetën disa kartolina me femra lakuriq.

Shumë prej tyre thanë së ato piktura ishin të papërshtatshme për mësimin që ata mbanin.

Reueda u shpjegoi se lakuriqësia ndonjëherë portretohet në art.

4 ditë më vonë i erdhi lajmërimi se duhej të largohej nga shkolla. Pati edhe prindër që e lajmëruan në polici, me dyshimin se ai po përhapte pornografi.

Mirëpo, njerëzit e artit e vlerësuan si humbje për studentë dhe shkollën, shkuarjen e Ruedas./Indeksonline/