75 Mall Live Search
17:39 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / AR

Shkolla po afron… ja çfarë nuk duhet të mungojë në blerjet për fëmijët

Fillimi i vitit shkollor është gjithmonë një emocion i veçantë për fëmijët, prindërit dhe për të gjithë familjen.

Por përgatitjet për shkollë nuk janë thjesht një listë blerjesh, me JUMBO ato shndërrohen në një eksperiencë të mbushur plot ngjyra dhe buzëqeshje.

JUMBO ofron një shumëllojshmëri produktesh për shkollën, që kombinojnë cilësinë dhe çmimet më të mira.

Nën kujdesin e veçantë të personazheve të JUMBO-s: JoJo, MeiMei, BoBo dhe OnOn, çdo produkt shkollor është përgatitur me shumë kujdes.

BoBo sjell çantat dhe portofolët, me personazhet më të dashura vizatimorë, për t’i bërë ditët e shkollës më argëtuese. Ndërkohë MeiMei është kujdesur të gjeni një gamë të gjerë produktesh, si fletore, stilolapsa, lapsa me ngjyra, vizore dhe sete pikture që sjellin një botë me ngjyra e ide të reja në çdo orë mësimi.

JoJo ka shumëfishuar produktet teknologjike këtë vit, kufje, USB, makina llogaritëse dhe shumë aksesorë të tjerë, që e bëjnë të mësuarin më të lehtë. OnOn e thjeshtëson gjithçka duke ofruar mundësinë për të porositur online në www.jumbo-ks.com,  ku me pak klikime produktet e zgjedhura mbërrijnë direkt në shtëpi, gati për ditën e parë të shkollës.

Përgatitjet për shkollë janë një mundësi për të bërë çdo moment të vitit të ri shkollor një kujtim të bukur dhe të paharrueshëm. Me produktet e JUMBO, ju mund të siguroheni që fëmijët të ndihen të përgatitur dhe të motivuar për të filluar shkollën me energji pozitive dhe shumë entuziazëm.

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare www.jumbo-ks.com ose na ndiqni në rrjetet sociale në Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube