Shkolla verore në planin mësimor, Lidhja për Prishtinën propozon model të ri edukimi

Shkolla verore për nxënësit do të përfshihet në kuadër të kurikulumit shkollor, si pjesë e një iniciative të re të propozuar nga Lidhja për Prishtinën.
Kjo nismë synon të mbajë fëmijët aktivë gjatë pushimeve verore, përmes aktiviteteve edukative, sociale dhe kreative që kontribuojnë në zhvillimin e tyre të përgjithshëm, transmeton IndeksOnline.
Fehmi Kupina, nga Lidhja për Prishtinën, ka bërë të ditur se përfshirja e shkollës verore në sistemin arsimor lokal do të ketë dy përfitime kyçe: angazhimin e fëmijëve në mënyrë të dobishme gjatë muajve të verës dhe lehtësimin e barrës për prindërit, të cilët shpesh përballen me sfida për kujdesin ndaj fëmijëve gjatë pushimeve.
Njoftimi i tij i plotë: