22:44 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Shkollat nisin përgatitjet për mbrëmjet e maturës, këtë vit gjithçka përmes prokurimit

Koha e mbrëmjeve të maturës është ofruar dhe si duket disa gjimnaze kanë nisur përgatitjet për muzikë e për përzgjedhjen e restorantit. Madje, një komunë këtë po e bënë përmes prokurimit.

Komuna e Kaçanikut në listën e kontratave dhe ofertave tek prokurimi ka publikuar edhe disa kërkesa që kanë të bëjë me mbrëmjen e maturës së gjimnazit “Skënderbeu” në këtë komunë, transmeton Indeksonline.

Njëra kërkesë është për ushqim për mbrëmjen e maturës ndërsa tjetra është për shërbimin muzikor për këtë natë. Kërkesa për muzikë përfshinte këndimin e drejtpërdrejtë ‘live’, ndërsa llojin e muzikës, atë popullore, zbavitëse, por jo edhe tallava.

Ndërsa, kërkesa për ushqim përfshinë përmbajtjen e shujtës. Në këtë ofertim për ushqim thuhet se pijet alkoolike nuk lejohen.

Ndërsa, subjektet ofertuese duhet të kenë dokumentacionin e plotë e të vlefshëm ligjor.

Mjetet dhe mënyra e pagesës për ushqim në këtë ofertë thuhet se janë me mjete të nxënësve.

Njësoj edhe për shërbim muzikor ndërsa pagesa bëhet përmes xhirollogarisë së përfituesit./Indeksonline/