75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trotuari drejt finalizimit në një segment, i cili ishte me rrezik në rrugën Podujevë – Batllavë

Nxënësit dhe banorët e lagjeve që lidh Podujevën me fshatin Batllavë,  më në fund pritet ta shmangin rrezikun që u kanosej çdo herë nga vetura që kalonin në këtë pjesë, transmeton IndeksOnline.

Kjo pasi që po finalizohen punimet në ndërtimin e trotuarit në një segment, i cili ishte me rrezik në rrugën Podujevë – Batllavë, në gjatësi rreth 800 m.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim të tij kryetari në detyrë i Podujevës Nexhmi Rudari.

“Ky projekt rrit sigurinë për këmbësorë, sidomos për nxënësit e këtyre lagjeve. Në Batllavë shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndriçimin publik ?”, ka njoftuar ai.