14:15 / E Premte, 20 Tetor 2023 / S Z

Shkon mbi 4 mijë numri i të vrarëve në Gaza

Numri i të vrarëve që nga 7 tetori në Gaza ka shkuar në 4 mijë e 127.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, në mesin e të vrarëve janë 1 mijë e 661 fëmijë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, sipas të njëjtit, të lënduar janë gjithsej 13 mijë e 162 persona.