Shkon në 10 numri i viktimave nga protestat në Francë
Edhe një person tjetër është vrarë gjatë protestave të dhunshme në Francë.
E kjo viktimë bëhet e dhjeta që kur kanë filluar protestat kundër rritjes së çmimit të naftës e standardeve të larta të jetës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Viktima është e moshës 36-vjecare që vdiq pas përplasjes me një bllok të ngritur nga protestuesit në Perpignan mbrëmë në jug të vendit.

Të shtunën e kaluar, pati rreth 170 arrestime për shkelje të rendit publik në të gjithë qytetin, ndërsa muajin e kaluar rreth 700 u arrestuan në një ditë të vetme./Indeksonline/

