20:05 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / S Z

Shkon në 17 numri i të vrarëve nga sulmi në një treg në Ukrainë, 32 raportohen të plagosur

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe 32 janë plagosur në një sulm në një treg në qytetin Konstyantynivka, në Ukrainën lindore.

Këtë e bëri të ditur, ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, përcjell klankosova.tv.

Njëzet dyqane – duke përfshirë një farmaci – dhe një pjesë e një ndërtese banimi u dëmtuan, tha zyra e prokurorit të Donetsk.

Shumë makina u dogjën gjithashtu pas një zjarri që u ndez pas raketës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e përshkroi atë si një “të keqe të tmerrshme” – kryeministri tha se do të ketë “shpagim të drejtë” për të.

Teksa Rusia nuk ka komentuar mbi incidentin

Sulmi vdekjeprurës ndodhi gjatë vizitës së katërt të sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në Ukrainë, ku ai pritet të njoftojë më shumë mbështetje ushtarake për kombin e luftuar.