Shkon në 20 numri i viktimave nga tërmeti që shkatërroi Shqipërinë
Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.4 ballë, duke u kthyer në tragjedi me dhjetëra të vdekur.
Panik, lot, dhimbje e solidarizim mes njerëzve, të cilët të tmerruar dolën në rrugë në orën 03:55 minuta të mëngjesit të së hënës pas lëkundjes së fortë që zgjati rreth 30 sekonda, me intensitet 8 ballë.
Derisa, numri i të vdekurve ka arritur në 20, deri sa rreth 15 persona dyshohet se janë nën rrënoja, përcjellë Indeksonline.
Viktimat janë gjetur në Thumanë, një nga zonat më të prekura, me dëme materiale dhe fëmijë, foshnje, vajza, gra burra e të moshuar që humbën jetën nën rrënoja.
Kujtojmë që edhe një kosovar nga Gjilani u gjet i vdekur në rrënojat e hotelit Tropikal në Durrës, derisa po vijojnë kërkimet për vëllain e tij./Indeksonline/

