08:31 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shkon në 214 numri i të vdekurve në Iran dhe Irak

Një tërmet me magnitudë 7.3 ka goditur rajonin në mes Iranit dhe Irakit, duke lënë kështu 214 persona të vdekur dhe mbi 2800 të lënduar.

Një agjenci iraniane ka thënë se 70 mijë persona kanë nevojë për strehim pas tërmetit, njëri nga tërmetet më të fuqishme në këtë vit, transmeton Indeksonline.

Shumica e atyre që vdiqën ishin në provincën e kurdistanëve të Iranit, kanë thënë zyrtarët për media shtetërore.

Të paktën shtatë të tjerë vdiqën në Irak, ku njerëzit ikën në rrugë në kryeqytet, në Bagdad./Indeksonline/