13:54 / E Premte, 08 Prill 2022 / k.v

Shkon në 26 numri i policëve të arrestuar, në mesin e tyre edhe eprorë

Ka shkuar në 26 numri i zyrtarëve policor të arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë të Prizrenit.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe disa eprorë që dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton IndeksOnline.

Operacioni i koduar me emrin “Pika 2” ka përfunduar rreth orës 13:00 ndërsa zyrtarët e prangosur po intervistohen nga prokuroria para se të dalin para gjykatës themelore.

Rikujtojmë se hetimet në lidhje me këtë aksion kanë nisur para një viti ku IPK ka përdorë edhe masa të fshehta hetimi.

Në pranga sot kanë përfunduar edhe 17 policë të Shqipërisë ndërsa 14 të tjerëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak./IndeksOnline/