75 Mall Live Search
11:38 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Shkon në 33 numri i të vdekurve nga sulmi me raketa në Mykolaiv

Zyrtarët ukrainas thonë se ka shkuar në 33 numri i personave të vdekur në sulmin me raketa të së martës.

Sulmi ndodhi në një ndërtesë qeveritare në portin e Mykolaiv në Detin e Zi, shkruan BBC.

Nga ky sulm u lënduan 34 persona të tjerë, transmeton Indeksonline.

“Punonjësit e shpëtimit janë ende duke kërkuar nëpër rrënoja dhe duke hequr kufomat nga vendi i ngjarjes”, thanë shërbimet e urgjencës ukrainase katër ditë pas sulmit.

Sulmi rus bëri një vrimë të madhe në mes të zyrave të qeverisë rajonale të shtetit Mykolaiv të martën në mëngjes.