75 Mall Live Search
11:47 / E Diele, 13 Mars 2022 / MSH

Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi në bazën ushtarake pranë Lvivit

Ka shkuar në 35 numri i jetëve të humbrua si pasojë e sulmit rus në bazën ushtarake në Yavoriv, pranë rajonit Lviv.

Sipas autoriteteve, numri i pacientëve që kanë marrë plagë të rënda dhe po trajtohen në spital është 134.

Gjatë këtij sulmi, Rusia lëshoi mbi 30 raketa në drejtim të bazës ushtarake, e cila përdoret për stërvitje në prani të të huajve, përfshirë dhe shteteve të NATO-s, raporton Indeksonline.

Dyshohet se sulmi ajror u krye nga Deti i Zi dhe Deti Azov. Avionët u ngritën në aeroportin e Saratovit.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të rrëzojë disa nga avionët, por kjo nuk mjaftoi për të parandaluar sulmin.

Russia-Ukraine LIVE: 9 dead, 57 injured at Lviv military base in Ukraine |  Hindustan Times
Russia strikes military base outside Ukraine's Lviv | Deccan Herald