23:02 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Shkon në 38 numri i të shëruarve nga COVID19 në Kosovë

Janë konfirmuar edhe tri raste të reja me COVID19, kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 227.

Ndërsa, IKPSHK përmes një njoftimi zyrar ka bërë të ditur se edhe një pacient është shëruar nga koronavirus.

“Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38)”.

Gjithashtu sot një pacient, 72 vjeçar nga Vrapçiqi i Gjilanit ka ndërruar jetë, duke çuar numrin e viktimave nga ky virus në 7./Indeksonline