19:07 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Shkon në 38 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi

Ka arritur në 38 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi, sipas të dhënave nga Sotiris Tsiodras, Qendra e Sëmundjeve Infektive.

Në të njëjtën kohë, shpërthimet janë rritur teksa 95 raste të reja u shënuan sot duke çuar numrin e të infektuarve në 1.156 gjithsej, shumica në Attica. Nga të vdekurit, 29 janë burra, 9 janë gra, me një moshë mesatare prej 71 vjeç. 92% kishin sëmundje të mëparshme.

Në total janë kryer 15 mijë e 151 kontrolle dhe 5% e të sëmurëve kanë nevojë për trajtim. 69 të tjerë janë regjistruar në Njësitë e Kujdesit Intensiv, pjesa më e madhe e të cilëve, pra rreth 77% vuajnë nga sëmundje kronike.