75 Mall Live Search
20:19 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

Shkon në 4 milionë numri i të infektuarve në Itali

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 13,446 raste të reja me koronavirus nga 338,771 teste të kryera.

Shkalla e pozitivitetit për sot qëndroi në 3.97%, nga 4.3% të enjten. Brenda ditës, siç njoftuan autoritetet e shëndetit në vend, u regjistruan edhe 263 vdekje ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 120,807.

Numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv u ul me 57, ndërsa 411 më pak pacientë ndodheshin të shtruar në pavijonet e tjera Covid . Të shëruarit sot ishin 15,621. Qe nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 4,02 milionë të infektuar dhe 3,46 milionë të shëruar.