75 Mall Live Search
10:41 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shkon në 4 numri i të plagosurve nga tërmeti

Mëngjesin e sotëm rajoni i Korçës është goditur nga lëkundje të forta tërmeti.Deri tani janë regjistruar 7 goditje me intensitet të lartë nga 3.7 deri në 5.3 ballë.

Numri i personave të lënduar nga tërmeti shkon në 4, në fshatin Floq të Korçës, ndërsa shumë shtëpi janë bërë të pabanueshme.

Lëkundjet janë ndjerë në gjithë rajonin juglindor, deri në Gjirokastër dhe matanë kufirit deri në Selanik.