75 Mall Live Search
16:39 / E Martë, 05 Janar 2021 / Blerim

Shkon në 41 numri i të lënduarve në Ferizaj, përfshihet edhe FSK

Deri tani ka arritur në 41 numri i personave që janë lënduar nga shpërthimi i bombolave të gazit, në Ferizaj.

Vetëm pak momente më parë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë sjell edhe pesë qytetarë që janë lënduar në këtë shpërthim, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas shpërthimit, krahas ekipet e tjera, për t’u dalë në ndihmë të të lënduarve  është përshirë edhe Forca e Sigurisë e Kosovës.

Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 14 persona që janë lënduar.