75 Mall Live Search
10:56 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / F.R

Shkon në 5 numri i viktimave nga ortekët në Austri

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga ortekët në Austri. Së fundmi një person ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Ndërsa dy të tjerë u morën para nga një ortek në vendpushimin e skive St. Anton am Arlberg në Tirol dhe më vonë u gjetën të vdekur.

Nga tre personat e plagosur të shpëtuar në të njëjtën zonë, njëri ndërroi jetë spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në pesë.