11:03 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shkon në 50 numri i të vrarëve në Las Vegas

Ka shkuar në 50 numri i të vrarëve nga të shtënat me armë zjarri në Las Vegas.

Personi i armatosur ka hapur zjarr nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, drejt një festivali të muzikës që po mbahej pranë.

Policia tha se i dyshuari, i identifikuar si banor vendas, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët.

Policia po ashtu tha se është vënë në kërkim të një personi tjetër, që ka udhëtuar me të dyshuarin.

Megjithatë, sherifi Joe Lombardo tha se policia beson se sulmuesi ka qenë nga të ashtuquajturit “ujq të vetmuar”, që do të thotë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste.

Lombardo tha se nuk mund të japë me saktësi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, por konfirmoi se dy oficerë jashtë detyrës janë në mesin e të vrarëve.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë turma njerëzish duke ikur nga vendi i ngjarjes, derisa dëgjohet zhurma e armës automatike.