23:29 / E Diele, 05 Korrik 2020

Shkon në 75 numri i viktimave nga COVID-19

152 raste të reja janë konfirmuar sonte si të prekur me COVID-19.

Kësisoj numri i të infektuarve ka shkuar në 3 mijë e 508 raste gjithsej.

Por ajo çfarë vlen të theksohet është se nga IKSHPK sonte u konfirmua se numri i të vdekurve ka shkuar në 75, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që dje dhe sot pati numër të madh të personave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

“Sot më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet ndër të tjerash në njoftim./Indeksonline/

Mos i humb