75 Mall Live Search
11:38 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shkon në 900 numri i të lënduarve, në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka arritur në 900 numri i të lënduarve nga tërmeti që kanë marrë trajtim në spitale.

Vetëm gjatë 24- orëve të fundit, janë paraqitur 52 qytetarë të lënduar dhe të traumatizuar.

731 qytetarë janë në Spitalin e Traumës në Durrës, ndërsa të tjerët ndodhen në spitale të ndryshme të vendit, të cilat janë në gatishmëri për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Aktualisht 63 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç njërit që është në gjendje të rëndë.

Sa i përket bilancit të viktimave, deri tani janë konfirmuar 50 të vdekur që humbën jetën nga lëkundjet e fuqishme të së martës.