75 Mall Live Search
21:38 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Shkon në katër numri i të arrestuarve për sulm ndaj Stivi Frashërit

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve për sulm ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashërit.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës pas punës hetimore ka arritur të arrestojë edhe tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në incidentin gjatë lojës në qytetin e Gjilanit. Pra, deri më tani i kemi katër të dyshuar lidhur me rastin”.

Më herët ishte arrestuar edhe një person tjetër.

Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit pas golit të Enea Koliçit, ku mori disa goditje dhe përfundoi në spital me urgjencë./Indeksonline/