Shkon në katër numri i të vrarëve në sulmin në Michigan

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur përplasi automjetin e tij në një kishë në Miçigan, hapi zjarr dhe më pas i vuri flakën ndërtesës.
Zyrtarët thanë se sulmi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Grand Blanc, një qytet rreth 100 km në veriperëndim të Detroit, ndodhi gjatë shërbesës të së dielës ku ishin të pranishëm qindra besimtarë, shkruan BBC.
I dyshuari, i identifikuar si Thomas Jacob Sanford, 40-vjeçar, nga Burton, Michigan, u qëllua për vdekje nga policia në parkimin e kishës.
Autoritetet po e hetojnë incidentin si një “akt dhune të qëllimshme”, por ende nuk dihet motivi.