75 Mall Live Search
22:49 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Shkon në muzikë live, gjakovari rrëzohet duke ikur nga policia dhe lëndon boshtin kurrizor

Masat anti-Covid janë ende duke vazhduar në Kosovë. Për të bërë të mundshëm respektimin e këtyre masave, në disa rate po ndërhynë edhe Policia e Kosovës.

E kjo e fundit në Gjakovë gjatë patrullimeve, ka dëgjuar muzikë tek një lokal edhe pas orarit të kufizuar.

Por, me të vërejtur policinë, pronari e mbyll lokalin dhe i largon të pranishmit prej aty.

Njëri nga mysafirët duke ikur me vrap ka rënë nga një lartësi prej dy metrash, duke pësuar frakturë në dorën e djathtë dhe lënduar boshtin kurrizor.

I lënduari është dërguar në Spital nga ana e policisë.

Kështu për IndeksOnline ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj.

“ Me datë 08.02.2021 rreth orës 01:00 të mëngjesit, patrulla policore gjatë patrullimit kishte dëgjuar muzikë në lokalin “Muzikë live të XIKI” në Gjakovë, i cili ishte duke punuar pas orarit të lejuar .Më të vërejtur policinë pronari kishte mbyllur lokalin, kishte fikur dritat dhe kishte detyruar klientët që të përdorin një dalje tjetër alternative e cila ishte e papërshtatshme dhe pa ndriçim. Një nga mysafirët (viktima) pasi ishte detyruar nga pronari që të largohej me vrap nga dalja e lartcekur kishte rënë nga një lartësi mbi 2 m, me këtë rast kishte lënduar boshtin kurrizor dhe kishte pësuar frakturë në dorën e djathë. Ai është vërejtur nga polica të cilët kanë ftuar autoambulancën në vendin e ngjarjes”.

Gjurkaj ka sqaruar se viktima është në gjendje stabile shëndetësore.

“Viktima është hospitalizuar dhe gjendja e tij është stabile. Edhe përkundër shumë përpjekjeve policia nuk ka mundur të kontaktojë me pronarin e lokalit, pasi që dyert ishin te mbyllura, dhe se ishte larguar fshehurazi nga lokali. Lidhur me këtë rast do të vazhdojnë hetimet në vijim”, ka deklaruar Gjurkaj.