75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Shkon në shitore, tre persona e rrahin me shkop dhe kërcënojnë me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Lipjan është sulmuar nga tre të tjerë, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në një shitore, për shkak të një problemi të mëhershëm ishte kanosë me armë dhe sulmuar me shkop nga  tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, të dyshuarit  gjenden në arrati përderisa  rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/