75 Mall Live Search
09:24 / E Diele, 23 Maj 2021 / Blerim

Shkon në shkollë me shenja dhune në fytyrë, Policia interviston babain e viktimës!

Në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme është raportuar një rast i dyshimtë i dhunës.

Një nxënëse nga Prishtina ka shkuar në shkollë me shenja të dhunës në fytyrë, shkruan IndeksOnline

Policia e ka intervistuar babain e vajzës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Më poshtë raportin e Policisë:

“Prishtinë 18.05.2021 – NN. Është raportuar se nxënësja femër kosovare ka shkuar në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”.